Onana: Nuk postonim dot asgjë nga rutina jonë

Futboll

Onana: Nuk postonim dot asgjë nga rutina jonë

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 14:33
Onana: Nuk postonim dot asgjë nga rutina jonë

Hakim Zijeh dhe Matajs de Ligt janë dy nga miqtë e tij më të ngushtë, por Andre Onana nuk pranon të zbulojë të ardhmen e tyre. Portieri i ri i Interit, ndërkohë, zbulon me dëshirë objektivat për sezonin e ri, kur në një intervistë për “Dazn”, deklaron:

“Jam në dispozicion të trajnerit dhe do të pranoj çdo vendim.

Kam ardhur për të luajtur, por hierarkitë duhen respektuar. Seria A është një kampionat konkurrues, por ne duhet të përqendrohemi te vetja pa parë të tjerët. Nëse jemi në formë, mund të fitojmë ndaj kujtdo. Kjo është arsyeja që nuk mendoj fare për rivalët”.

Skuadër e re, por kamerunasi ka lidhur shoqëri me disa nga shokët e Interit. Lukaku dukshëm është i preferuar. “Jam stërvitur me Lukakun kur nuk kishte firmosur. Nuk postonim dot asgjë nga rutina jonë, megjithatë zbulova se është një djalë fantastik, përveç se një kampion i madh”, përfundoi Onana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat