Koulibaly: Ja pse nuk mund të thoja jo tani

Futboll

Koulibaly: Ja pse nuk mund të thoja jo tani

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 17:48
Koulibaly: Ja pse nuk mund të thoja jo tani

“Te Napoli më njihnin të gjithë, isha i lumtur aty. Por pas 8 vitesh më duhej një sfidë e re”. Këto kanë qenë fjalët e Kalidou Koulibaly për kanalet zyrtare të Chelsea-t. Qendërmbrojtësi senegalez ka shpjeguar se çfarë e ka shtyrë që të pranojë ofertën e klubit londinez.

“Sapo Chelsea më ka telefonuar, nuk kam hezituar. Dhe mund të kisha ardhur në 2016-ën… Ndihem që tani si në shtëpi. Doja të kaloja vizitat mjekësore dhe të shkoja në turneun para-sezonal në Amerikë sa më shpejt të ishte e mundur, por këto gjëra kërkojnë kohë.

“Kam folur shumë me trajnerin dhe me familjen time dhe jam me të vërtetë i lumtur sepse kam marrë një vendim shumë të rëndësishëm. Doja ta vija veten në provë në kampionatin më të madh në botë dhe dua t’i falënderoj të gjithë që ma kanë dhënë këtë mundësi.

“Ribashkimi me Jorginho-n dhe Mendy (shoku i kombëtares)? Flas shumë me të dy. Jorgi më ka dërguar një mesazh dhe më ka kërkuar të vija te Chelsea. Në atë kohë, nuk isha i sigurt nëse më donin, por natyrisht kam thënë se do të vija me gjithë gjesh.

“Ka qenë vetë Edou, më ka bërë pyetjen dhe i kam thënë se ishte gjithçka e kryer dhe se do ta takoja shpejt! Tani jam këtu, jam me të vërtetë i lumtur të nis këtë udhëtim emocionues”.

Më pas, në lidhje me Tuchel, Koulibaly ka thënë: “Për mua është e rëndësishme që më ka telefonuar, më ka thënë se çfarë kërkon nga unë dhe gjithçka që më ka thënë ka qenë idele për të ardhur te Chelsea.

“Jam me të vërtetë i lumtur që do të punoj me të. E njihja nga ditët e tija në Paris dhe më ka marrë vetë në telefon për të më kërkuar nëse doja të vija te Chelsea, dhe natyrisht përgjigjja ka qenë po.

“Jam me të vërtetë i lumtur që do të punoj me të dhe stafin e tij. Është një njeri i mirë, një trajner shumë i mirë dhe pres me padurim të punoj me të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat