Conte irritohet

Futboll

Conte irritohet

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 11:20
Conte irritohet

Julian Nagelsmann e pranoi hapur se Harry Kane është një lojtar të cilin e simpatizon së tepërmi dhe që do të donte ta kishte nën urdhrat e tij te Bayern Munich duke hapur kështu skenarë të rinj në merkato me bavarezët që janë vendosur në kërkim të zëvendësuesit të Robert Lewandowskit.

Mirëpo, një deklaratë e tillë nga trajneri 35-vjeçar i Kampionëve të Gjermanisë, nuk është “përtypur” nga Antonio Conte i cili kurrsesi nuk kërkon të heqë dorë dhe të ndërtojë Tottenhamin pa Harry Kane.

Në këtë formë, tekniku italian nuk eshtë përmbajtur dhe ka theksuar se Nagelsmann nuk tregoi respekt. “Unë asnjëhërë nuk flas për lojtarët e skuadrave të tjera, nuk e di pse Nagelsmann veproi në këtë mënyrë.

Mendoj se nuk ka treguar respekt. Këtu te Tottenham situata është shumë e qartë; Kane është një pikë e rëndësishme dhe thelbësore e projektit”, përfundoi Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat