Rudiger turpërohet nga Araujo

Futboll

Rudiger turpërohet nga Araujo

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 15:25
Rudiger turpërohet nga Araujo

Është luajtur “El Clasico” e parë mer Barcelonës dhe Real Madrid në Las Vegas, ku kjo sfidë shkoi në favorin e të besuarve të Xavi Hernandez.

Katalanasit triumfuan me shifrat 1-0, ku Raphinha mbajti premtimin e dhënë para ca ditësh ku shprehej se mezi priste të luante kundër madrilenëve dhe se do iu shënonte gol.

Por protagonist në këtë sfidë nuk ishte vetëm Raphinha me golin e shënuar por në këtë ndeshje kishte edhe momente tensione dhe nervash, ku lojtarët tregonin “muskujt” ndaj njëri-tjetrit.

I tillë ishte rasti i Ronald Araujo dhe transferimit të bujshëm të “Los Blancos”, Antonio Rudiger, ku lojtari i Barçës i  tregoi edhe “targat” gjermanit teksa në një moment e “parakaloi” në krahun e majtë me ish-mbrojtësin e Chelsea që nuk kishte shumë për të bërë veçse të shihte nga larg se si largohej kundërshtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat