Grezda firmos në Turqi

Futboll

Grezda firmos në Turqi

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 13:07
Grezda

Eros Grezda është shqiptari i radhës që transferohet në Turqi. Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, ka firmosur për një vit me Manisa FK, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në vitin 2024.

27-vjeçari dardan ishte pjesë e Sibenik në fazën e dytë të sezonit të fundit, ekip me të cilin realizoi dy gola në kampionatin kroat. “Jam shumë i lumtur që vij në një klub të madh si Manisa.

Do ta çojmë ekipin në Superligë, aty ku e ka vendin”, deklaroi sulmuesi anësor pas firmës me klubin që garon në divizionin e dytë të futbollit turk. Manisa prezantoi pak ditë më parë edhe David Domgjonin, ish-mbrojtësin e Tiranës dhe Laçit.

Ndërkohë, i lumtur u shfaq edhe presidenti Mevlut Aktan: “Kemi ambicie, duam të ecim përpara dhe kam besim se Grezda, i cili është një lojtar me vlera, do të japë kontributin e tij në ngjitjen e ekipit në Superligë”.

Futbollisti nga Gjakova numëron 12 ndeshje dhe 1 gol me Shqipërinë, ndërkohë që më parë ka luajtur me skuadra si Rangers, Osijek, Zalaegerszeg, NK Aluminij dhe NK Lokomotiva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat