Vllaznia bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Futboll

Vllaznia bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 15:10
Vllaznia

Vllaznia bën njoftimin e rëndësishëm për tifozët shkodranë, ja ku mund ta ndiqni duelin ndaj Kraiovës!

Vllaznia do të luajë ndeshjen e dytë të turit të dytë të Ligës së Konferencës ndaj Universitatea Kraiovës nesër në orën 19:30 në transfertë.

Shkodranët kërkojnë me çdo kusht fitoren për tu kualifikuar për në raundin e tretë të këtij kompeticioni.

Së fundmi klubi i Vllaznisë ka shpërndarë një video ku njofton tifozët kuqeblu se takimi ndaj skuadrës nga Kraiova do të transmetohet drejtpërdrejtë në platformën “TIBO” dhe në “OverSport 1”.

Vllaznia në rast kualifikimi në raundin pasardhës do të gjejë ekipin ukrainas të Zorja Luhanskut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat