Grezda e kërkon ringritjen nga Turqia

Futboll

Grezda e kërkon ringritjen nga Turqia

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 15:51
Grezda

Eros Grezda do ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Sulmuesi kosovar i ka dhënë fund eksperiencës së radhës në Kroaci për t’u transferuar në klubin nga kategoria e dytë e futbollit turk, Manisa Football Club.

Klubi turk njofton se përfaqësuesi shqiptar ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi për një tjetër.

“Jam mjaft i lumtur që kam ardhur në një klub të madh si Manisa Football Club. Jam në klubin dhe në projektin e duhur. Shpresojmë që ta dërgojmë Manisan në Superligë, ku është vendi që e meriton. Do të mundohemi së bashku ta arrijmë këtë”, deklaroi futbollisti gjakovar.

Ndërkohë, presidenti i klubit, Mevlut Aktan theksoi se Grezda do ta ndihmojë Manisan në rrugëtimin drejt rikthimit në Superligë.

“I uroj suksese Eros Grezdës me fanellën e Manisa Football Club. A do të kontribuojë në rrugën drejt Superligës.

Në këtë aspekt, ne i besojmë atij. Ai është një lojtar me vlera, i cili do të kontribuojë në ekipin tonë. Do të jemi ekip ambicioz në sezonin e ardhshëm”, u shpreh presidenti Aktan.

27 vjeçari e ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës në Kroaci, ku luajti në klubet e njohura si Osijek, Lokomotiva dhe Sibenik, ndërsa e provoi një eksperiencë edhe në Skoci, ku ishte pjesë e Rangersit të Steven Gerrardit.

Atë e përshkuan lëndimet dhe rënia e formës në vitet e fundit, por Grezda synon ta rikthejë karrierën duke u nisur nga Turqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat