Vettel: Ja pse vendosa të tërhiqem

Futboll

Vettel: Ja pse vendosa të tërhiqem

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 15:50
Vettel: Ja pse vendosa të tërhiqem

Lajmin i tërheqjes nga sporti i pilotit gjerman Sebastian Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1, ka befasuar të gjithë. Ai mbetet një nga ikonat e këtij sporti me 53 fitoret e 122 podiumet e arritura në karrierën e tij. Vettel ka sqaruar vendimin e marrë përmes një mesazhi.

“Në 15 vitet e fundit kam patur privilegjin me shumë persona fantastikë në Formula 1. Dy sezonet e fundit kam garuar me Aston Martin. Edhe pse rezultatet nuk kanë qenë ato të dëshiruara, është e qartë që kemi përgatitur terrenin e duhur për të qenë më kompetitivë në të ardhmen”, tha Vettel.

“Vendimi për t’u tërhequr ka qenë i vështirë dhe kam menduar gjatë. Në fund të vitit do të marr kohën e nevojshme në dispozicion për t’u menduar në lidhje me atë që do të bëj në të ardhmen”, u shpreh piloti gjerman, tashmë 35 vjeç.

“Duke qenë se jam edhe prind, dëshiroj të kaloj më shumë kohë me familjen time. Gjithsesi, sot është dita për të thënë lamtumirë. Dua të falënderoj të gjithë, sidomos tifozët, pa të cilët ky sport nuk do të ekzistonte”, tha Sebastian Vettel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat