Milani në kërkim të një mesfushori

Futboll

Milani në kërkim të një mesfushori

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 13:17
Renato Sançes

Renato Sançes përbën një mision të pamundur për Milanin sepse nga Franca thonë se PSG-ja do të mbyllë bisedimet me lojtarin brenda fundjavës.

Ndërkohë, Milani po këmbëngul për Karni Çukvuemekan e Aston Vilës i lindur në 2003-shin.

Klubi anglez do të donte të arkëtonte 20 milionë euro nga shitja e tij, por talenti i ri anglez ka vetëm një vit në kontratën e tij dhe për këtë drejtuesit do të duhet të “kënaqen” me një shifër prej rreth 15 milionë eurosh.

Vetë lojtari ka dhënë pëlqimin për destinacionin, teksa do t’i bëjë shumë punë Piolit sepse mund të luajë si fantazist ashtu edhe në mesfushë.

Ofensiva për të do të marrë hov gjatë muajit gusht, teksa me Aston Vilën ka koleksionuar 13 prezenca, çka ka mjaftuar për t’i bindur të gjithë për talentin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat