Përballë do të jetë Rayo Vallecano

Futboll

Përballë do të jetë Rayo Vallecano

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 16:55
Përballë do të jetë Rayo Vallecano

Duhet të kthehemi disa vite pas për të kujtuar një verë me kaq shumë entuziazëm në “Camp Nou”. Katalanasit kanë pasur kohë të vështira, me zhgënjime, largime të papritura dhe mungesë rezultatesh. Presidenti Joan Laporta në një kohë të shkurtër ka shpenzuar gjithçka kishte mundësi për të ndryshuar këtë trend. Ky sezon duhet të jetë një pikë kthese dhe gjithçka fillon sot.

Xavi deklaroi një ditë më parë nuk dihet me siguri se cilët lojtarë do të mund të llogarisë për ndeshjen hapëse kundër Rayo Vallecanos. Zyrat e klubit punuan pa pushim dhe arritën të regjistrojnë blerjet e reja, përveç Kounde, që gjithsesi është i dëmtuar.

Xavi me shumë mundësi do ta nisë me “tredhëmbëshin” e frikshëm të formuar nga Dembélé, Lewandowski dhe Raphinha.

Mund të ketë më shumë dyshime në mbrojtje, ku mbetet për t’u parë nëse Xavi do të mbajë Ronald Araujon si mbrojtës të djathtë, siç bëri gjatë turneut në SHBA, apo do ta rreshtojë uruguaianin në qendër të mbrojtjes.

Përballë do të jetë Rayo Vallecano, skuadra e vetme që ka arritur të fitojë të dyja ndeshjet ndaj Barçës sezonin e kaluar. Klubi nga rrethinat e Madridit ka zgjedhur të mbajnë Iraolën në stol dhe të ruajë shtyllën e skuadrës së sezonit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat