Një përforcim i madh për Leccen 

Futboll

Një përforcim i madh për Leccen 

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 12:47
Samuel Umtiti

Goditje e bujshme për Leccen, Kastriot Dermaku do të ketë si shok skuadre mbrojtësin e Barcelonës!

Skuadra e Leçes ku aktivizohet dhe mbrojtësi i Kombëtares, Kastriot Dermaku duket se është shumë pranë një goditje të bujshme në merkato, me italianët që kanë arritur akordin me Barcelonën për transferimin e mbrojtësit, Samuel Umtiti.

Sipas raportimeve nga mediat italiane francezi do të kalojë në Serinë A me dy klubet që kanë arritur një marrëveshje huazimi për sezonin e ardhshëm, ku edhe vetë francezi ka dhënë miratimin për këtë transferim.

Një përforcim ky i madh për Leccen që ka si objektiv qëndrimin në elitën e futbollit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat