Kombëtarja e Shqipërisë nis përgatitjet

Futboll

Kombëtarja e Shqipërisë nis përgatitjet

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 20:46
Kombëtarja e Shqipërisë nis përgatitjet

Kombëtarja shqiptare e femrave ka nisur sot përgatitjet për dy ndeshjet e fundit eliminatore të Botërorit “Australi – Zelandë e Re 2023” kundër Polonisë e Norvegjisë.

Vajzat kuqezi kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Armir Grima dhe stafit kuqezi të Kombëtares së femrave në fushën me bar natyral të një nga mini-stadiumeve të “Shtëpisë së Futbollit”

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në këtë seancë të parë grupi nuk ishte i plotë, teksa nga 22 lojtare të ftuara për këto dy sfida, vetëm 17 prej tyre morën pjesë.

Grupit të vajzave kuqezi pritet t’i bashkohen ditën e diel, më 28 gusht, që është data zyrtare e FIFA-s edhe futbollistet shqiptare që aktivizohen në kampionatet jashtë vendit: Mery Kalaja, Mimoza Hamidi, Alma Hilaj, Qëndresa Krasniqi, Kristina Maksuti.

Sakaq, skuadra do të vijojë sërish të enjten me seancat stërvitore të radhës, për t’u përgatitur sa më mirë për dy ndeshjet e fundit.

Shqipëria do të presë fillimisht Poloninë më 1 shtator në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 17:00, ndërsa pesë ditë më vonë do të sfidojë në transfertë Norvegjinë e vendit të parë, me përballjen që do të nisë në ora 18:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat