Manchester City fiton me përmbysje, Haaland shënon het-trik 

Futboll

Manchester City fiton me përmbysje, Haaland shënon het-trik 

Nga: K. G. Më: 27 gusht 2022 Në ora: 17:49
Manchester City fiton me përmbysje, Haaland shënon het-trik 

Crystal Palace avancoi me rezultat 0:2 por nuk e ruajti këtë rezultat deri në fund, duke pësuar humbje me 4:2 nga Manchester City, në takimin që u zhvillua në stadiumin "Etihad". 

Vendasit luftuan deri në pikën e fundit dhe nuk lejuan befasi nga skuadra londineze.

Stones (4'-autogol) dhe Andersen (21') shënuan për 0:2. 

Manchester City i trajnerit Pep Guardiola këndellet në pjesën e dytë përmbysi epërsinë e rivalit. 

Trim i ndeshjes është norvegjezi Erling Haaland, duke shënuar het-trik. 

Golat i realizuan Silva (53'), Haaland (62', 70' e 81’). 

Manchestr City kryeson me 10 pikë aq sa ka edhe Brighton në vend të dytë dhe Crystal Palace është i 12-ti me 4 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat