Drejtuesit e Fiorentinës takim me Ramadanin për shqiptarin

Futboll

Drejtuesit e Fiorentinës takim me Ramadanin për shqiptarin

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 13:29
Drejtuesit e Fiorentinës takim me Ramadanin për shqiptarin

Drejtuesit e Fiorentinës takim me Ramadanin për shqiptarin!

Merkato e verës është në javën e fundit të saj dhe tashmë klubet po bëjnë një sforco të fundit për të afruar emrat e dëshiruar në skuadrat e tyre.

Mediet italiane raportojnë se drejtuesit e Fiorentinës sot do të takojnë agjentin e njohur Fali Ramadani, i cili është edhe menaxher i mesfushorit të kombëtares shqiptare, Nedim Bajramit, për të përcaktuar lëvizjet e fundit për këtë verë.

Bajrami prej kohësh kërkohet nga “violët” megjithatë deri më tani nuk ka pasur diskutime të mirëfillta mes palëve, ndërsa sot pritet që të merret një vendim për këtë lëvizje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat