Batatina ankohet në orarin e ngjeshur

Futboll

Batatina ankohet në orarin e ngjeshur

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 19:55
Batatina ankohet në orarin e ngjeshur

Llapi pësoi humbje 2-1 në shtëpi ndaj Prishtinës në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superliga.

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës nga Podujeva, Tahir Batatina ka thënë se kundërshtari i tyre ka më shumë kohë që të përgatitet për ndeshje, ndërsa për ekipin e tij është një orar më i ngjeshur.

“Është hera e fundit që Llapi luan ndaj një kundërshtari që pushon një javë, ndërsa ne luajmë pas dy ditësh”, ka deklaruar ai pas ndeshjes për ArtSport.

“Prishtina pushoi ndërsa ne luajtëm pas dy ditësh dhe ndikoi lodhja. Pjesa e parë na takoi neve, ndërsa pjesa e dytë ishte e jona. Shënoi Trimëror Selimi dhe më gëzoi shumë si trajner. Futbolli luhet një sezon”.

“Ka ndeshje tjera dhe do të luhen ndeshje edhe vitin tjetër. Neve na ka penalizuar lodhja ndaj Dukagjinit, prandaj do të shohim se do të luajë Prishtina me Dritën në mesjavë ndeshjen e mbetur. Disa skuadra pushojnë dhe disa po luajnë çdo të dytën ditë”.

“Nëse vazhdojmë kështu, do të krijohet një rrëmujë në kampionat. Ose të shtyhet komplet xhiroja ose të luajmë të gjitha ekipet, përveç Ballkanit. Jemi dakord që Ballkani të pushoj kur ka ndeshje në Evropë, por jo edhe klubet tjera. Prishtina nuk është që ka luajtur në ‘Santiago Bernabeu’. Ka luajtur në Ulpianë, Malishevë e gjithandej”, ka shtuar më tej Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat