Chelsea triumfon me përmbysje 

Futboll

Chelsea triumfon me përmbysje 

Nga: K. G. Më: 3 shtator 2022 Në ora: 17:58
Chelsea triumfon me përmbysje 

Ballafaqimi mes skuadrave londineze, Chelsea – West Ham, u karakterizua me rivalitet të madh deri në fund.

Chelsea ngadhënjeu me rezultat 2:1 ndaj West Ham, në takimin e javës së gjashtë të Premier League.

Për Chelsean shënuan Chilwell (76') e Havertz (88') dhe për West Ham realizoi Antonio (62').

Chelsea është në vend të pestë me 10 pikë dhe West Ham i 17-ti me 4 sosh.

Duhet theksuar, West Ham i anulohet një gol në fund të takimit për shkak të një faullit.

Minuta në këtë sfidë pati edhe për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Brojën që hyri në fushën e lojës në minutën e 60’ si zëvendësues i Gallagher, por pa mundur të spikaste për rreth 38 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat