Top-5 golashënuesit e Premier Ligës, Haaland merr arratinë

Futboll

Top-5 golashënuesit e Premier Ligës, Haaland merr arratinë

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 11:32
Erling Haaland

Njëri nga kampionatet më emocionues në Evropë, Premier Liga ka arritur tashmë në xhiron e gjashtë të saj duke dhuruar ndeshje spektakolare që japin indicie se do të zhvillohet një luftë e ashpër si për titull, ashtu edhe për vendet që sigurojnë pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane.

Përtej klubeve, një garë e ashpër pritet të zhvillohet edhe sa i përket golashënuesit më të mirë duke ditur se brenda këtij kampionati luajnë disa prej sulmuesve më të rrezikshëm.

Tashmë kur ky kampionat ka arritur në xhiron e gjashtë, dallimin sa i përket renditjes e ka bërë sulmuesi i Manchester Cityr, Erling Haaland i cili kryeson me 10 gola të shënuar.

Sullmuesi norvegjez pasohet nga sulmuesi i Fulhamit Aleksandar Mitrovic me gjashtë gola, kurse në vendin e tretë është Ivan Toney i Brentfordit me pesë gola.

Harry Kane i Tottenhami ka realizuar pesë gola dhe është në vendin e katër, kurse pesëshja e parë kompletohet me sulmuesin e Leeds United, Rodrygo i cili ka realizuar katër gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat