Reece James zgjatë kontratën me Chelsean edhe për pesë vitet e ardhshme

Futboll

Reece James zgjatë kontratën me Chelsean edhe për pesë vitet e ardhshme

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 13:48
Reece James

Chelsea ka njoftuar se mbrojtësi Reece James ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare.

Reprezentuesi anglez iu bashkua Chelseat ne vitin 2018 nga Fulhami dhe tashmë është bërë një element shumë i rëndësishëm në formacionin e “Bluve” të Londrës.

22 vjeçari u shpreh shumë i lumtur me vazhdimin e kontratës duke shprehur mirënjohje për besimin e dhënë nga pronarët e klubit.

Kam shumë i lumtur me kontratën time të re dhe jam mirënjohës për tifozët, pronësinë e re dhe të gjithë të përfshirë në klub. Mezi pres të shoh se çfarë do të sjellë e ardhmja dhe jam i sigurt se do të kemi shansin për të fituar shumë trofe. Unë u rrita duke mbështetur këtë klub dhe kam qenë këtu që kur isha gjashtë vjeç. E vendosa në letër një marrëveshje të re sepse ky është klubi ku dua të jem. Unë do të doja të them një falënderim të veçantë për tifozët. Jam këtu për të qëndruar dhe ne kemi një të ardhme të ndritur përpara nesh”, tha James.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat