FC Ballkani: Erdhi dita e ndeshjes! Ku gjendet Cluj në renditje në Rumani?

Futboll

FC Ballkani: Erdhi dita e ndeshjes! Ku gjendet Cluj në renditje në Rumani?

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shtator 2022 Në ora: 13:35
FC Ballkani

Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, është mobilizuar si asnjëherë më parë, për sfidën e parë në fazën e grupeve të Conference League.

Ballkani është ekipi i parë në histori të Kosovës, që luan në fazën e grupeve!

Therandasit sot (18.45) përballjrn me klubin rumun CFR Cluj.

Kampioni i Kosovës synon rezultat pozitiv në përballjen e parë të Grupi G.

“Erdhi dita e ndeshjes”, shkruan në faqen e FC Ballkanit.

Pritet atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Nga ana tjetër, CFR Cluj nuk po kalon edhe në formë të mirë kampionatin rumun, nga shtatë ndeshje katër fitore e tre humbje, duke u renditur në vend të shtatë me 12 pikë apo ka nëntë me pak se lideri Rapidi i Bukureshtit.

Në Grupin G garojnë Cluj, Ballkani, Slavia e Pragës dhe Sivaspori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat