Vdekja e Elizabeth II, pritet vendimi i Premier Ligës për ndeshjet e vikendit

Futboll

Vdekja e Elizabeth II, pritet vendimi i Premier Ligës për ndeshjet e vikendit

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Një takim i klubeve të Premier Ligës do të zhvillohet këtë mëngjes për të vendosur nëse ndeshjet do të zhvillohen këtë fundjavë, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Mbretëresha ndërroi jetë të enjten pasdite, me vendin që tani po kalon në një periudhë zie, përcjell KosovaPress.

Pas njoftimit, një pjesë e vogël e ngjarjeve sportive janë anuluar si shenjë respekti, duke përfshirë takimet e garave, ndeshjen testuese midis Anglisë dhe Afrikës së Jugut, dhe të gjitha ndeshjet e futbollit dhe ragbit të planifikuar për të premten në mbrëmje.

Tani mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë me ndeshjet e futbollit të kësaj fundjave në Premier Ligë.

Një takim është duke u zhvilluar ndërmjet departamentit për Media, Kulturë dhe Sport dhe organeve të futbollit, dhe që do të pasohet nga një takim i klubeve të Premier League.

Një njoftim do të bëhet menjëherë pas mbajtjes së takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat