Djaloshi nga Kosova, po çmend sllovenët 

Futboll

Djaloshi nga Kosova, po çmend sllovenët 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shtator 2022 Në ora: 22:26
Djaloshi nga Kosova, po çmend sllovenët 

Futbollisti nga Kosova, Mirlind Daku, me lojërat e tij po çmend sllovenët.

Daku sot ka shënuar dy gola për ekipin Mura dhe që e vërtetoi se të paktën e meriton një ftesë nga selektori i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse.

Mura si vendase është e pafat dhe mposhtet me rezultat 3:2 nga skuadra me renome Olimpia e Lubjanës! 

Daku shënoi në minutën e 6-t e 19-t për epërsinë 2:0, ndërsa Olimpia fiton me përmbysje falë golave të Seshlar (28’), Nukiq (67’), Elshnik (80’).

Daku u paraqit tërë takimin.

Pas javës së 10-të, Olimpia kryeson me 27 pikë e Mura renditet në pozitën e pestë me 13 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat