Marseille “blindon” kapitenin

Futboll

Marseille “blindon” kapitenin

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 20:51
Marseille “blindon” kapitenin

Olympique Marseille ka rinovuar me kapitenin e skuadrës. Valentin Rongier do të jetë pjesë e klubit marsejez deri në vitin 2026.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë Marseille përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se mesfushori ka rënë dakord për të zgjatur kontratën.

27-vjeçari u bashkua me marsejezët në vitin 2019, ndërsa deri më tani numëron 117 paraqitje me klubin francez.

Mesfushori ishte një nga emrat më të kërkuar të merkatos së verës, megjithatë Marseille nuk pranoi kurrsesi që ta shiste mesfushorin.

Palët kishin firmosur në 2019-ën kontratë 5-vjeçare, ndërsa për të mos e humbur kapitenin e skuadrës, Marseille e bindi që të rinovonin kontratën edhe me dy vite të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat