Zakaria tregon arsyen pse u transferua te Chelsea

Futboll

Zakaria tregon arsyen pse u transferua te Chelsea

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 14:41
Zakaria tregon arsyen pse u transferua te Chelsea

Denis Zakaria e pranon se nuk e dinte se po transferohej te Chelsea deri në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Mesfushori i Zvicrës është huazuar tek ‘Blutë’ e Londrës nga Juventusi.

Zakaria thotë se ish-trajneri i londinezëve Thomas Tuchel ishte arsye për transferimin në Londër.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk e dija së është i mundur një transferim te Chelsea deri gjashtë orët e fundit të afatit kalimtar”, tha ai për ‘Blick”.

“Thomas Tuchel ishte një nga arsyet pse shkova te Chelsea. Ai është një trajner i madh”.

“Nuk pata shumë kohë me të, por ky është futbolli”.

“Unë mund të kem një shans të ri me trajnerin e ri, për të cilin kam dëgjuar shumë gjëra të mira. Do të punoj shumë për të zënë vend në formacion”, përfundoi Zakaria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat