Zbardhet telefonata e Bekham me Ronaldon

Futboll

Zbardhet telefonata e Bekham me Ronaldon

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 19:46
Zbardhet telefonata e Bekham me Ronaldon

Legjenda e Anglisë Dejvid Bekham dëshiron të transferojë në Inter Miami sulmuesin e Mançester Juanajtid, Kristiano Ronaldo. Lajmi është konfirmuar nga gazetari Pedro Almeida.

Ai ka zbuluar se Bekham i telefonoi Ronaldos për ta bindur atë të bashkohej në ligën MLS kur të hapet merkatoja. Me tërheqjen e sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuan në fund të sezonit aktual, ky transferim do të ishte më i mundur se kurrë.

Marrëdhënia e portugezit me trajnerin Erik Ten Hag tashmë është e ditur. 37-vjeçari ka bërë vetëm një start në pesë paraqitje në Premier Ligë dhe dëshiron të largohet sa më parë nga klubi.

Transferimi i CR7-ës në ligën MLS do të ishte ideale për të, pasi disa ekipe nuk duan të nënshkruajnë me të për shkak të kërkesave të larta për pagën. Duhet të presim deri në fund të sezonit për të shikuar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e portugezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat