Partizani - Oriku do të luhet në…

Futboll

Partizani - Oriku do të luhet në…

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 12:48
Partizani

Pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë ndaj Orikut në stadiumin e vet, Partizani duket se ka edhe një herë kushtet e duhura për të siguruar kualifikimin në Kupë ndaj Orikut.

Këtë asist ia kanë dhënë vetë kundërshtarët, të cilët kanë pranuar që sfida të luhet në “Elbasan Arena”, një stadium me terren ideal dhe mjaft i njohur për të kuqtë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i kuq në rrjetet sociale.

Ky vendim është marrë për shkak se fusha e stadiumit të Orikumit, e cila është rikonstruktuar së fundmi, nuk është gati për të pritur këtë ndeshje.

Buzëqeshin “demat”, që nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë gjatë dhe do të kenë kushtet ideale për të fituar nesër në orën 14:00.

Trumfi është më shumë se detyrim për ta, duke parë se luajnë ndaj një kundërshtari pa histori dhe vazhdimësia në Kupë është detyrë shtëpie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat