Broja sërish përballë Milanit

Futboll

Broja sërish përballë Milanit

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 13:47
Ilustrim

Champions-i do të rezervojë përballje interesante dhe emocionuese mbrëmjen e sotme.

Në orën 18:45, do të luhen dy takime: Kopenhagen-Mançester Siti dhe Makabi Haifa-Juventus, me “Zonjën e Vjetër” që i duhet me çdo kusht një fitore në Izrael për të mbajtur gjallë shpresat e një kualifikimi për në fazën tjetër.

Në orën 21:00, do të zhvillohen gjashtë ndeshje, ku vëmendja totale do të jetë në stadiumin “San Siro”, teksa Milani do të përballet me Çelsin e Armando Brojës.

Kampionët në fuqi të Italisë u nevojitet vetëm fitorja për tu “hakmarrë” për atë humbje 3-0 në Londër javën e kaluar, por edhe për të hedhur një hap drejt kualifikimit.

Ndeshjet e tjera janë: Sëlltik-Lajpcig, Dinamo Zagreb-Salcburg, Dortmund-Sevilja, PSG-Benfika dhe Shaktar Donjetsk-Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat