Mesfushori i Udinezes shpëton për mrekulli

Futboll

Mesfushori i Udinezes shpëton për mrekulli

Më: 11 tetor 2022 Në ora: 14:57
Mesfushori i Udinezes shpëton për mrekulli

Mesfushori i Udinezes, Walace shpëtoi për mrekulli pas një aksidenti me makinë në orën tre të mëngjesit.

27-vjeçari, humbi kontrollin e automjetit dhe doli jashtë rruge para se të përmbysej  dhe më pas të merrte flakë.

Për fat, braziliani ia doli të dilte në kohë nga makina ndërsa nuk ka pësuar dëmtime serioze.

Gjithsesi, mesfushori u dërgua në spital për një kontroll më të detajuar ndërsa më pas ishte klubi i Udinezes që reagoi duke theksuar edhe njëherë se Walace është në gjende optimale madje do të jetë pjesë e skuadrës nën urdhrat e trajnerit Riccardo Sottil në orët në vijim për ndeshjen e ardhshme ndaj Lazios.

Në këtë sezon, Walace është aktivizuar në nëntë ndeshje me Udinezen duke rezultuar një nga më të mirët për friulianët që janë duke zhvilluar një super sezon deri më tani teksa renditen në vendin e katër me 20 pikë, vetëm tre pikë larg vendit të parë, Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat