Vetëm derbi në Çair, luhet gjatë ditës së diel

Futboll

Vetëm derbi në Çair, luhet gjatë ditës së diel

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 11:05
Vetëm derbi në Çair, luhet gjatë ditës së diel

Për shkak të fillimit të përgatitjeve të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për ndeshjen miqësore me Arabinë Saudite, ndeshjet e xhiros së 11-të në Ligën e Parë, do të luhen një ditë më herët.

Vetëm derbi i kësaj xhiroje ndërmjet FC Shkupit dhe Struga Trim Lum, do të luhet të dielën, në orën 14:00 në stadiumin e Çairit.

Ndërkohë të gjitha ndeshjet tjera si Makedonija Gjorçe Petrovi – Skopje, Pobeda – Akademia Pandev, Bregallnica – Sileksi dhe Rabotniçki – Shkëndija, do të zhvillohen gjatë ditës së shtunë.

Gjithashtu ndryshim do të ketë edhe në Ligën e Dytë, aty ndeshjet e xhiros së 8-të, zhvendoset nga dita e shtunë dhe do të luhen një ditë më vonë, gjatë ditës së diel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat