Hasani: Goli erdhi në momentin e duhur

Futboll

Hasani: Goli erdhi në momentin e duhur

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 18:40
Hasani

Tirana ka marrë një fitore minimaliste në transfertë kundër Bylisit. Goli i vetëm u shënua nga sulmuesi Florent Hasani. Ai është shprehur se kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për ekipin.

A jeni i kënaqur me golin që realizove ndaj Bylisit që i dha fitoren Tiranës sot?

“Jam shumë i kënaqur, por më e rëndësishme është fitorja. Skuadra e Bylisit është shumë cilësore, janë më të adaptuar se ne me terrenin dhe e patëm të vështirë të luanim, por fatmirësisht shënuam një gol që na dha 3 pikëshin”.

Xhixha që lëviz aq shumë në repartin e sulmit a të prish punë apo të hap më shumë hapësirë në raport me mbrojtjen kundërshtare?

“Sulmuesit sa më shumë që lëvizin krijojnë më shumë hapësirë. Kur lëviz ai më krijon hapësirë, kur lëviz unë i krijoj unë. Edhe në momentin që shënova golin lëvizi Xhixha dhe gjithë fokusimi i mbrojtjes ishte tek ai, kështu që unë e kisha hapësirën e lirë”.

Goli që shënove sot ishte i duhuri edhe vlen më tepër se ai që tentove të shënoje kundër Laçit javës së kaluar? Pra 3 pikëshi i sotëm është më me vlerë për Tiranën se javën e kaluar?

“Ky 3 pikësh është shumë më i rëndësishëm për në , ndoshta më të rëndësishme se ato që i kemi më kundërshtarin direkt për titullin, edhe mendoj se goli erdhi në momentin e duhur”, u shpreh Hasani në një prononcim për “OverSport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat