Ankohet gazetarja sportive e BBC: E kam gjoksin aq të madh, sa...

Futboll

Ankohet gazetarja sportive e BBC: E kam gjoksin aq të madh, sa...

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 13:41
Ankohet gazetarja sportive e BBC: E kam gjoksin aq të madh, sa...

Emma Louise Jones, gazetarja sportive e BBC-së, 30 vjeçe, ka grumbulluar një ushtri fansash (ndjekësish) për punën e saj në “Leeds TV” që nga viti 2017. Ajo u shfaq në skenën kombëtare si gazetare sportive gjatë ndeshjes përgatitore të Anglisë në Kupën e Botës 2018 kundër Kosta Rikës.

Bukuroshja e lindur në Cheshire, e cila tani punon për MOTDx dhe Premier Sports, e filloi karrierën e saj në radiot lokale. Jones u takua me John Fox, me të cilin punoi në stacionin “Signal 1” të Stoke. Aty zbuluan se prezantuesja nuk mund të dilte nga makina e saj pa i rënë aksidentalisht borisë.

Fox e tregoi historinë në podcast-in e tij “Crunch & Roll” se si dyshja priste një shfaqje “live from your drive”, por Jones ishte gjithmonë me vonesë. Ajo mungonte derisa një bori makine binte. Fox tha: “Dhe pastaj befas, me veshjen e saj ‘Mr Motivator’, Ema vjen duke thënë: “Në rregull, më vjen keq djema që jam pak vonë, trafiku ishte i paparë”.

Më tej, Jones nuk i mbajti dot të qeshurat teksa shpjegoi incidentin fatkeq. Ajo tha: “Pra, kur drejtoja makinën time të vogël BMW 1, puthitesha me timonin. Kur doja të zbrisja, gjithçka shkonte drejt timonit, kështu që aksidentalisht do t’i bija borisë me gjoksin tim”.

Fox vazhdoi: “Çdo mëngjes, ne dëgjonim “bip”. Menjëherë e kuptonim se Emma ishte aty, po dilte nga makina e saj”. Jones ka mbledhur mbi 353.000 ndjekës në Instagram përmes punës së saj. Natyrisht, edhe falë bukurisë dhe gjoksit “bombastik".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat