Krasniqi: Drita gjithmonë futet për fitore 

Futboll

Krasniqi: Drita gjithmonë futet për fitore 

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 17:03
Krasniqi

Drita kërkon këndelljen pas humbjes si vendas me rezultat 1:2 nga Prishtina, ndërsa Ferizaj të marr veten pas debaklit me 0:6 nga Malisheva.

Drita llogaritet favorite në letër, ndërsa ferizajasit të japin maksimumin për t’u kthyer të pamposhtur.
I pari (Drita) takohet me të fundit (Ferizaj).. 

Futbollisti i Dritës, Albin Krasniqi, ka thënë se skuadra e tij gjithmonë futet për fitore dhe atë do ta kërkojnë edhe nesër.

“Drita gjithmonë futet për fitore, për nesër jemi mobilizu dhe mendoj që do të japim maksimumin dhe të marrim tri pikë të ardhshme, të cilat janë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit.

Nesër presim me fitu, nuk është me rëndësi për rezultatin dhe numrin e golave, por ajo që tregojmë në fushë e kurorëzuar me fitore në fund”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, për potencialin e klubit dhe rezultatet e deritanishme Krasniqi tha: “Këtë vit kemi fituar të gjitha derbit, atë me Gjilanin e Ballkanin, përveç ndeshjes së fundit me Prishtinën. Mendoj se nuk na mungon inati dhe kualiteti, duke fituar me rezultate te pastërta dhe bindëse. Po të na mungonte dëshira për fitore dhe inati do të ishim të relaksuar në çdo ndeshje, por ne kemi treguar që nuk është ashtu”.

Për ndeshjen e nesërme në fushë do të mungojnë Rron Broja dhe Ilir Blakçori për shkak të kartonëve, ndërsa Prince Balde ka një shqetësim për të cilin do të vendoset sot pas seancës së fundit stërvitore. 

Ndeshja Drita – Ferizaj zhvillohet të shtunën, në orën 13.00 në Stadiumin Ndihmës (te rrethi).

Drita kryeson me 27 pikë dhe Ferizaj është në fund me 8 pikë pas 12 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat