Trajneri i Interit: Ja pse nuk festova te goli i katërt

Futboll

Trajneri i Interit: Ja pse nuk festova te goli i katërt

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 00:25
Inzaghi

Interi arriti një fitore dramatike 3-4 ndaj Fiorentinës, falë golit të shënuar nga armeni Mikhitarjan në minutën e 95-të. Në lidhje me këtë përballje, foli edhe trajneri Inzagi, i cili një prononcimin e bërë për “Sky Sport” dhe për DAZN u shpreh:

“Fushë e vështirë, kundër një kundërshtari me vlerë të madhe. Tani do të tentojmë të bëjmë më të mirën tonë në ndeshjet e tjera.

Duhet të rrisim agresivitetin. Në “San Siro” është më e thjeshtë, por e kemi treguar se mund të bëjmë mirë si ndaj Sasuolos dhe ndaj Barcelonës edhe kur luajmë jashtë.

Kemi një skuadër me vlera, me lojtarë gati të futen në çdo moment. Tani të rikuperojmë edhe të tjerët dhe kjo është gjëja më e mirë e mundshme për çdo trajner.

Jemi barazuar dy here. Por skuadra gjithmonë ka besuar te fitorja. Ka qenë një fitore e rëndësishme përtej 3 pikëve. Kemi qenë në kontroll prej minutës së pare. Por kemi besuar dhe në fund, topi është futur në rrjetë dhe kemi marrë tre pikët.

Te 2-0 po luanim mire. Por kemi pësuar një gol nga një penallti, jemi nervozuar pak dhe ashtu shkoi më pas. Mezi po presim rikthimin e Lukakut, Brozoviçit, por edhe Galjardinit. Jemi 17 lojtarë në total në këtë moment, presim këto rikthime që do të na ndihmojnë shumë. Kemi edhe djem të rinj gati, por të luash këtu apo në Barcelonë, nuk është e thjeshtë.

Unë nuk kam festuar te goli i 3-4, sepse gjithmonë mund të ndodhë diçka diku tjetër ku kam festuar dhe në fund e kemi pësuar.

Pronarët ashtu si dhe drejtuesit, janë gjithmonë shumë prezent. Presidenti ka qenë me neve edhe në tren, prezencë e rëndësishme po ashtu si e Marotës, Ausilios, Ferrit.

Ndërsa Handanoviç është kapiteni ynë. Në këto momente ka një problem me gishtin që shpresoj të shërohet sa më shpejt. Marr me vete nga kjo ndeshje përqafimin e djemve në fund të sfidës”, u shpreh Inzagi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat