Neville analizon penalltinë e fituar nga shqiptari: Dukej sikur po e përqafonte

Futboll

Neville analizon penalltinë e fituar nga shqiptari: Dukej sikur po e përqafonte

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 00:29
Neville analizon penalltinë e fituar nga shqiptari

Penalltia e fituar nga Armando Broja në ndeshjen kundër Manchester Unieted-it ka hapur polemika te specialistët e futbollit. Gary Neville e sheh si të “vjedhur” nga sulmuesi shqiptarkëtë 11 metërsh.

Ish-mbrojtësi anglez është shprehur për “Sky Sports“ se vizualisht dukej sikur McTominay po e përqafonte Brojën, por në fund ishte 21-vjeçari ai që u hodh në zonë dhe bëri arbitrin të mendonte për një penallti.

“Është e ngathët nga McTominay. Nuk ka dyshim se në fund [Armando Broja] hidhet në tokë, por ka kontakt fillestar. Është krahu i majtë, pastaj krahu i djathtë. Unë mendoj se ky është problemi për McTominay-n.

Ai mund të ndihet sikur nuk e ka rrëzuar Brojën, por optikisht duket e tmerrshme. Dukej sikur po e përqafonte dhe po e tërhiqte në tokë. Ka një mënyrë për t’i ndaluar njerëzit të kalojnë përballë jush sapo t’i vendosni krahun ose dy krahët dikujt që jeni në telashe“, ka thënë Neville.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat