Del Piero beson ende te Juventus: Janë të aftë për gjithçka!

Futboll

Del Piero beson ende te Juventus: Janë të aftë për gjithçka!

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 20:56
Del Piero

Alessandro Del Piero beson ende se Juventus mund t’i shpëtojë dështimit në këtë sezon. Legjenda e bardhezinjve thekson se nëse skuadra gjen ritmin e duhur, atëherë është aftë për gjithçka, ndërsa nga ana tjetër, nuk ngurron të komentojë edhe merkaton e drejtuesve.

“Juventus kaloi dhe po kalon ende një moment të vështirë, po kërkon me çdo kusht të ringrihet.

Napoli nuk është i paaritshëm në kampionat edhe pse të kaltrit po bëjnë shumë mirë. Megjithatë, nëse Juventus gjen versionin e saj më të mirë, atëherë është e aftë për gjithçka.

Merkato? Mendoj se Bremer ishte një goditje e madhe, të tjerët janë për t’u parë.

Pogba nuk e kemi parë ende, e njohim kush është, por duhet parë në fushë. Por, llogaritë do të bëhen në fundin e vitit do të jetë një sezon anormal dhe mbetet për t’u parë si do të kthehen nga Botërori pasi konsiderohen yjet e këtij Juventusi”, u shpreh Del Piero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat