De Biasi: Broja ka teknikë dhe cilësi fizike të jashtëzakonshme

Futboll

De Biasi: Broja ka teknikë dhe cilësi fizike të jashtëzakonshme

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 11:29
De Biasi: Broja ka teknikë dhe cilësi fizike të jashtëzakonshme

Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, pranon se e adhuron Armando Brojën për cilësitë që ai ka.

Në një intervistë për “Tribalfootball”, trajneri aktual i kombëtares së Azerbajxhanit ka folur për Armando Brojën me admirim.

“Unë nuk e njoh atë, por ai ka cilësi teknike dh fizike që janë të jashtëzakonshme. Ai duhet të vazhdojë të punojë shumë dhe të japë 100% në çdo minutë që luan për ekipin.

Për të mund të them se do të dëshiroja të kisha lojtarë si ai në ekipin tim”, u shpreh De Biasi për sulmuesin e Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat