Klauzola e frikshme

Futboll

Klauzola e frikshme

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 14:12
Klauzola e frikshme

Interi miratoi dje bilancin e sezonit 2021- 2022 me humbje prej 140 milionë eurosh dhe gjatë miratimit të tij u zbulua edhe fakti që zikaltrit po përballen me një padi zyrtare për 30 milionë euro dëmshpërblim nga ana e Sportingut të Lisbonës.

“Më 10 gusht 2022, Interi mori një kërkesë për kompensim për 30 milionë euro të mbërritura nga Sporting Lisbona, në lidhje me transferimin përfundimtar të lojtarit Zhoao Mario te Benfika për mosaktivizimin e klauzolës në favor të Sportingut, në rast të transferimit të lojtarit në një klub tjetër portugez”, lexohej në raportin e Interit.

RASTI – Në 2016, kur zikaltrit blenë nga Sporting Lisbona mesfushorin, në kontratën e shitjes ishte përfshirë edhe një klauzolë që e detyronte Interin të derdhte në arkat e Sportingut 30 milionë euro nëse në të ardhmen do ta shiste lojtarin te një tjetër klub luzitan, pikërisht ajo që ndodhi në verën e vitit të shkuar. Për këtë motiv, Sportingu e bëri zyrtare kërkesën e tij, që ka gjetur përgjigjen refuzuese të zikaltërve.

“Edhe pse Interi nuk është përgjegjës, kjo situatë do të ndiqet nga avokatët e klubit”, ka qenë reagimi i milanezëve, që nuk e kanë komentuar më tej situatën.

ARGUMENTET DHE FIFA – Edhe pse Sportingu tremb edhe me precedentin Rafael Leao, që duhet ende t’u paguajë portugezëve 19 milionë euro, në Milanon zikaltër janë të qetë, pasi para transferimit të Zhoao Marios te Benfika, Interi i kishte zgjidhur më parë kontratën dhe rikthimi i portugezit në atdhe ka ndodhur si një transferim me parametër zero, argument i mjaftueshëm ky për Marotën që nuk i frikësohet procesit gjyqësor të klubit portugez.

Nga ana tjetër në padinë e tyre në FIFA portugezët kanë risjellë më vëmendje huazimin e Lazaros te Benfika, një operacion i përfunduar pak ditë pas atij të Zhoao Marios, nëpërmjet të cilit shpresojnë të demonstrojnë se ky huazim ishte një “kompensim” dhe një mënyrë e Benfikës për të paguar Interin pas lirimit të Zhoao Marios.

Pavarësisht pretendimeve të të dyja palëve, verdikti do i takojë FIFA-s, që është njohur me padinë e Sportingut në javët e fundit dhe pas Krishtlindjeve pritet të japë edhe vendimin e shkallës së parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat