Sermaxhaj: I përgëzoj djemtë për angazhimin dhe disiplinën e madhe taktike

Futboll

Sermaxhaj: I përgëzoj djemtë për angazhimin dhe disiplinën e madhe taktike

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 15:50
Sermaxhaj: I përgëzoj djemtë për angazhimin dhe disiplinën e madhe taktike

Malisheva ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-0 ndaj Trepçës ’89 në “Liman Gegaj”.

Ishte kjo ndeshje e vlefshme për xhiron e 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Trajneri i Malishevës, Sami Sermaxhaj ka përgëzuar futbollistët e tij për angazhimin dhe disiplinën taktike.

Sipas tij, epilogu final është si rezultat i dy golave të parë.

“Kemi pritur se do të jetë ndeshje e vështirë. Përgëzoj djemtë për disiplinën e madhe taktike, për presingun që ishte mirë i organizuar nga lojtarët. Epilogu final është si rezultat i dy golave të parë. Trepça ’89 bëri ndryshime të disa lojtarëve, ndërsa lejoi hapësira. I përgëzoj djemtë për angazhimin dhe disiplinën taktike”, tha fillimisht Sermaxhaj.

Malisheva ndeshjen e ardhshme e luan në Klinë te Dukagjini. Trajneri Sermaxhaj pret ndeshje të vështirë.

“Këto tri pikë janë shumë të rëndësishme pasi fituam në shtëpi. Tani kemi sfidë të vështirë dhe këto tri pikë harrohen për ndeshjen e radhës”, deklaroi Sermaxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat