Bylis vazhdon të vuajë, Kastrioti bind dhe fiton vende në renditje

Futboll

Bylis vazhdon të vuajë, Kastrioti bind dhe fiton vende në renditje

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 15:58
Bylis vazhdon të vuajë, Kastrioti bind dhe fiton vende në renditje

Kastrioti-Bylis është sfida që nis javën e 10-të të Kategorisë Superiore. Vendasit dominuan dhe triumfuan ndaj ballshiotëve duke fituar tre vende në renditje, në sfidën që u mbyll me rezultatin 3-0.

Goli i parë i këtij takimi u realizua nga Morbeck, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 36’ dhe i dhuroi avantazhin ekipit të tij.

Ndërsa Selmani do të dyfishonte rezultatin për krutanët në minutën e 56’. Sfida vazhdoi me këtë rezultat deri në minutën e 81’, moment kur Morbeck shënoi golin e tretë për vendasit dhe golin e dytë personal dhe njëkohësisht vulosi gjithçka.

Pas kësaj jave Kastrioti ngjitet në vend të 5-të me 13 pikë, ndërsa Bylisi bie në vend të 8-të me 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat