Salernitana turpëron Lazion

Futboll

Salernitana turpëron Lazion

Nga: K. G. Më: 30 tetor 2022 Në ora: 19:51
Salernitana turpëron Lazion

Salernitana i ka dal "dardhë me bisht" Lazios në Romë, duke e mundur me rezultat 3:1, në kuadër të javës së 12-të në Serie A. 

Lazio befasohet në konak të vetin, ndërsa Salernitana kthehet me tre pikë duke u ngritur në mesin e tabelës.

Për Lazion shënoi Zaccagni (41') dhe për Salernitanën realizuan Candreva (51'), Fazio (68') dhe Dia (76').

Lazio është në vend të katërt me 24 pikë dhe Salernitana në të 9-tin me 16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat