Gigli i përgjigjet Moratti-t: Pse u shfaq dosja pas 5 vitesh?

Futboll

Gigli i përgjigjet Moratti-t: Pse u shfaq dosja pas 5 vitesh?

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 19:28
Gigli

Giovanni Cobolli Gigli, ish-presidenti i Juventus-it, i është rikthyer temës së Calciopoli-t dhe fjalëve të ish-numrit një të Inter-it, Massimo Moratti ditët e fundit. Këto janë fjalët e tij për Telenord:

“Kam lexuar një intervistë të fundit të Moratti-t. Për çdo gjë u fol, por mungonte një pyetje: Pse në 2006-ën Inter nuk u shfaq në gjyqin e Calciopoli-t, ndërsa 4 apo 5 vjet më vonë doli dosja e zikaltërve, për të cilën prokurori Palazzi foli për një shkelje të rëndë sportive?”, ka thënë ish-numri një i Juventus-it.

“Nëse të gjithë e kanë harruar, më vjen keq, madje edhe për këtë çështje: nëse Inter-i do të kishte qenë në gjyq sportiv me Juventus-in dhe do të ishte akuzuar, siç ndodhi vetëm vite më vonë, për ‘vepër të rëndë sportive’, do të kishte qenë një histori krejt tjetër”.

Cobolli Gigli vijon në analizë: “Dikush e fshehu dosjen, dikush i fuqishëm sepse për të fshehur një gjë të tillë… Por nuk e kuptova, megjithatë, pse pas 5 vitesh e bënë të rishfaqet.

“Ndoshta për t’i dhënë një shuplakë të mëtejshme morale Juventus-it, si për të thënë: ‘Kur doja të fshihja diçka, e bëja të zhdukej. Kur gjithçka kishte kaluar në parashkrim tashmë, ja ku është'”.

Dhe për titujt që iu hoqën bardhezinjve: “Titujt nuk duhej t’i jepeshin askujt: të paktën fajtorët do të ishin dy, përkundrazi në Calciopoli kishte vetëm një mëkatar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat