Reali ka gjetur lojtarin që do të zëvendësojë Hazard

Futboll

Reali ka gjetur lojtarin që do të zëvendësojë Hazard

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 12:03
Reali ka gjetur lojtarin që do të zëvendësojë Hazard

Mesfushori i kombëtares gjeorgjiane Khvicha Kvaratskhelia, i cili luan për Napolin, mund të kalojë në kampionatin spanjoll.

Sipas gazetarit të mediave sociale Ekrem Konur, mesfushori 21-vjeçar është një objektiv transferimi i Real Madridit. Los Blancos sheh te Kvaratskhelia një zëvendësues për belgun Eden Hazard, i cili mund të rikthehet në Premier League.

Kvaratskhelia iu bashkua Napolit në merkaton e verës. Ai nënshkroi një kontratë afatgjatë për pesë vjet.

Këtë sezon, gjeorgjiani ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë pesë asistime në 12 ndeshje të Serisë A..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat