Interi humbet miliona euro nga Lukaku

Futboll

Interi humbet miliona euro nga Lukaku

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 11:38
Lukaku

Vetëm katër ndeshje të zhvilluara në total, por Interi ka humbur miliona euro nga Romelu Lukaku.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, Interi e paguan bomberin belg plot 12 milionë euro në sezon ku deri tani është aktivizuar vetëm në 249 minuta në total, pasi ka pësuar dy dëmtime të njëpasnjëshme duke mos e lejuar që të shfaqë të gjithë potencialin e tij në fushën e blertë.

Media e njohur italiane ka bërë me dije pagën stratosferike të lojtarit që u largua nga Çelsi për tu rikthyer sërish te Interi, aty ku fitoi dhe titullin kampion me Antonio Konten në pankinë.

Në katër ndeshjet e zhvilluara në të gjitha kompeticionet, midis kampionatit dhe Champions-it, 29-vjeçari ka shënuar 2 gola, ndaj Leçes dhe Viktoria Plzen dhe ka dhuruar dhe një asist në sfidën kundër Specias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat