Tare pendohet për deklaratat

Futboll

Tare pendohet për deklaratat

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 13:07
Tare

Lazio nuk ka arritur të kaloj tutje nga Grupi F i Ligës së Evropës, ku ishin edhe Feyenoord, Midtjylland dhe Sturm Graz.

Ka qenë një grup fantastik me katër skuadrat që e mbyllen grupin me nga tetë pikë, por Feyenoord kaloi tutje si lider dhe Midtjylland nga pozita e dytë, derisa Lazio si e treta do të luaj në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga kryeqyteti italian do të luaj në Ligën e Konferencës, garë që e fituan rivalët e tyre lokal në vitin e parë të themelimit.

Këtë garë drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare e kishte quajtur garë të dështakëve.

“Në futboll janë shpikur gara të kota si Liga e Konferencës. Unë e quaj konkurrencë e dështakëve”, kishte thënë Tare.

E Jose Mourinho ka thumbur Taren menjëherë pasi Lazio ka rënë në garën e tretë evropiane për klube.

“Lazio tani bëhet favorit për fitoren e Ligës së Konferencës. I imi nuk është humor, kështu është. Ndoshta zotit Tare nuk e pëlqen konkurrencën, por Sarri dhe ekipi i tij janë në një nivel që mund ta fitojë atë”, tha Mourinho.

E një ditë para përballjes mes Romës dhe Lazios në kuadër të Serie A, Tare është pyetur për Ligën e Konferencës.

Shqiptari ka reflektuar duke thënë tani se do të tentojnë ta fitojnë Ligën e Konferencës.

Për rritjen e klubit do të ishte e rëndësishme që Lazio të luante çdo vit në kompeticionet më të mira evropiane, por tani që jemi në Ligën e Konferencës dua që Lazio t’i nderojë ata gjatë gjithë rrugës”.

“Ne duhet të bëjmë më të mirën për të fituar. Një trofe është gjithmonë i rëndësishëm dhe mbetet në vitrinë për përjetësi”, deklaroi Tare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat