Spektakël golash në “Fadil Vokrri”, Prishtina - Gjilani pa fitues 

Futboll

Spektakël golash në “Fadil Vokrri”, Prishtina - Gjilani pa fitues 

Nga: K. G. Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 19:54
Prishtina

Prishtina ka regjistruar barazimin e dytë rresht me rezultat identik, 2:2. Bardhekaltrit sonte barazuan me rezultat 2:2 me Gjilanin, në takimin e javës së 15-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Prishtina në mesjavë luajti baras (2:2) edhe me Trepçën ’89.

Për Gjilanin është një pikë e madhe nga stadiumi “Fadil Vokrri”.

Për Prishtinën shënuan: Shabani (41') e Prapashtica (63') dhe për Gjilanin realizoi Dabiqaj (58' e 74'). 

Prishtina e zë vendin e tretë me 23 pikë sa ka edhe Gjilani por që gjendet një vend më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat