Erik ten Hag: E papranueshme si na mposhti Aston Villa

Futboll

Erik ten Hag: E papranueshme si na mposhti Aston Villa

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 19:42
Erik ten Hag: E papranueshme si na mposhti Aston Villa

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag e ka quajtur të papranueshme humbjen e skuadrës së tij në "Villa Park" nga Aston Villa.

Unai Emery e ka nisur me këmbë të mbarë si trajner te Aston Villa, pasi skuadra e tij e ka mposhtur Manchester Unitedin 3-1 në "Villa Park", duke i dhënë fund gjithashtu edhe serisë së pamposhtur prej nëntë ndeshjesh të "Djajve të Kuq" .

Por holandezi ka thënë se skuadra nuk performoi mirë. 

"Ne e humbëm lojën në fillim të pjesës së parë dhe të dytë dhe kjo nuk është e pranueshme. Në ndeshje si kjo, nëse filloni ngadalë në njëzet minutat e para, atëherë do të humbni. Ata dukeshin më të freskët dhe më të gatshëm", ka thënë ai. "Ne nuk e meritonim të fitonim".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat