Tërhiqet në moshën 35-vjeçare

Futboll

Tërhiqet në moshën 35-vjeçare

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 12:41
Tërhiqet në moshën 35-vjeçare

Elis Bakaj ka vendosur të tërhiqet nga futbolli aktiv. Lojtari i njohur shqiptar, i cili qëndronte pa ekip prej muajit janar, ka lajmëruar përfundimin e karrierës së tij në një postim të kryer në rrjetet sociale.

35-vjeçari ka luajtur me tri ekipet e kryeqytetit: Partizanin, Dinamon dhe Tiranën, teksa veshi edhe fanellat e Vllaznisë e Kukësit në Superiore. Sulmuesi provoi disa aventura edhe jashtë Shqipërisë.

Ai u aktivizua me skuadra si FK Dinamo (Rumani), Chornomorets (Ukrainë), Hapoel Raanana (Izrael), RNK Split (Kroaci), ndërsa në Bjellorusi luajti me ekipe si Shakhtyor Soligorsk, Dinamo Brest dhe Rukh Brest.

Bakaj fitoi titullin kampion me Dinamon (2010), ndërsa me “Demat” e Partizanit festoi Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë (2004). Fanellën kuqezi të Kombëtares e veshi 27 herë (1 gol).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat