Pioli: Simon është lider! Ja pse po ngec Leao

Futboll

Pioli: Simon është lider! Ja pse po ngec Leao

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 23:44
Pioli

Trajneri i Milan, Stefano Pioli foli këtë të shtunë për momentin e vështirë të Rafael Leaos.

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të sfidës me Fiorentinën, tekniku theksoi se nuk është e thjeshtë të mbash gjithë kohës një nivel të lartë loje.

“Nuk është aq e lehtë të mbash një nivel të lartë të paraqitjes duke luajtur kaq shumë, por me cilësitë e tij duhet të ketë sukses.”-tha ai.

Më tej i pyetur për faktin se si është e mundur që me Kjaer në fushë Milan ka pësuar vetëm një gol, Pioli theksoi se danezi është një lider I vërtetë.

“Kur numrat janë të mëdhenj, nuk është kurrë rastësi. Simon është një lider, ai flet mirë në fushë, ai di të marrë pozicionet në fushë.”-tha trajneri i “Djallit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat