Ish-sulmuesi i njohur e pëson rëndë, dënohet me burg

Futboll

Ish-sulmuesi i njohur e pëson rëndë, dënohet me burg

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 14:04
Ish-sulmuesi i njohur e pëson rëndë, dënohet me burg

Ish-sulmuesi i njohur i Serisë A, Premier Ligës dhe La Ligës është dënuar me 14 muaj burg për evazion fiskal.

43-vjeçari është dënuar nga gjykata e Oslos sepse nuk kishte deklaruar rreth 1,2 milionë euro të ardhura tek autoritetet tatimore norvegjeze nga viti 2014 deri në vitin 2019.

Ish-sulmuesi i njohur norvegjez gjithashtu nuk kishte deklaruar asete personale që arrinin përafërsisht tek 30 milionët e eurove.

Gjatë karrierës si futbollist, Xhon Kerju ka mbajtur veshur fanellat e Lorenskog, Valerengas, Rozenborgut, Valencias, Romës, Beshiktashit, Lionit, Aston Vilës, Stok Sitit dhe Uest Hemit, ekip ku “vari këpucët në gozhdë” në vitin 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat