​Danimarkë-Tunizi, formacionet zyrtare

Futboll

​Danimarkë-Tunizi, formacionet zyrtare

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 13:02
Eriksen

Danimarka do të bëjë paraqitjen e saj të gjashtë në fazat finale të Kupës së Botës pas një fushate pothuajse perfekte kualifikuese, pjesërisht falë një mbrojtjeje që pësoi vetëm tre gola, totali më i ulët i çdo skuadre.

Federata daneze ishte kundër organizimit të turneut në Katar, por trajneri Kasper Hjulmand tha se ekipi i tij tani do të përqendrohet në futboll pasi FIFA i ndaloi ata të stërviteshin me fanella që mbanin mesazhin "Të drejtat e njeriut për të gjithë", raporton KosovaPress.

Danezët sot nga ora 14:00 do të ballafaqohen me Tunizinë në kuadër të grupit D ku bëjnë pjesë edhe Australia dhe kampioni aktual, Franca.

Këto janë formacionet zyrtare:

Danimarka: Schmeichel, Andersen, Christensen, Delanay, Dolberg, Eriksen, Hojbjerg, Kjaer, Kristensen, Maehle, Olsen.

Tunizia: Dahman, Abdi, Bronn, Drager, Jobali, Laidouni, Meriah, Msakni, Skhiri, Slimane, Talbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat