Pse belgët e kanë nofkën “Djajtë e Kuq”?

Futboll

Pse belgët e kanë nofkën “Djajtë e Kuq”?

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 11:27
Pse belgët e kanë nofkën “Djajtë e Kuq”?

Belgjika debuton këtë të mërkurë, më 23 nëntor, në Kupën e Botës “Katar 2022” kundër Kombëtares Kanadeze (ora 20:00). “Djajtë e Kuq” përfshihen mes kandidatëve për ta fituar titullin, edhe pse jo mes kryesorëve.

Ata kanë arritur deri në gjysmëfinale të Botërorit “Rusi 2018”. Shumë tifozë të futbollit pyesin veten, pse lojtarët e Belgjikës kanë nofkën “Djajtë e Kuq”?

Ky etiketim karakteristik, të cilin e ndajnë me Manchester United (Djajtë e Kuq), iu dha në vitin 1905, pas një ndeshjeje kundër Holandës.

Pseudonimin e ka vënë gazetari sportiv, Pierre Walckiers, sepse belgët, që mundën 3-2 holandezët, ishin veshur me fanella të kuqe dhe e dominuan takimin, ndaj u quajtën “Djajtë e Kuq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat